Shkupi i është rikthyer sot përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit.
Në takimin e parë ishin dy përforcime të reja, Emir Jazici dhe Xhezair Avduli.
Futbollistët u njohën nga stafi i trajnerëve dhe drejtuesit e skuadrës për planin përgatitor, i cili do të zhvillohet në dy faza.
Faza e parë do të mbahet në Shkup deri më 21 janar, ndërsa një ditë më vonë ekipi do të udhëtojë për në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillohet fazën kryesore të përgatitjeve.
Skuadra do të qëndrojë në tokën turke deri më 8 shkurt dhe do të luajë edhe 4 ndeshje miqësore.