Futbollisti Alban Taipi i bashkohet skuadrës së Arsimit nga Çegrani, që pretendon hyrjen në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Një përforcim i madh për skuadrën nga Çegrani.
“KF Arsimi ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në skuadër, sulmuesin Alban Taipi.
21 vjeçari shtatëlartë ka pasur eksperiencë ndërkombëtare me ekipet e Hàladas dhe Szentlörinc SE në Hungari,
Renovën e Besën në vendin tonë, ndërsa së fundëmi luajti me ekipin e Detonit Plaçkovicës ekip me të cilin kishte paraqitje shumë pozitive në gjysëm sezonin e parë.
Sulmuesi premtues vjen për të pasuruar dhe forcuar edhe më shumë sulmin verdh e zi, dhe do jetë vlerë shtesë për arritjen e qëllimeve dhe ambicjeve të klubit tonë”, njofton skuadra e Arsimit.