Alban Bushi do të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares U-21. Ish-futbollisti i Kombëtares ka vendosur të rinovojë kontratën me Shpresat edhe për 1 vit tjetër dhe marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në fund të 2026.
Kështë palët do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur FSHF nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se Bushi ka nënshkruar kontratën e re.
Kujtojmë se 51-vjeçari është ulur në stolin e U-21 që në dhjetor të 2016 dhe për 9 vite ka arritur të udhëheqë këtë ekip, teksa ka mundur të “furnizojë” edhe ekipin A të Kombëtares.
Gjatë kësaj periudhe Bushi ka udhëhequr Shpresat në 60 ndeshje, ku ka siguruar 22 fitore, 11 barazime dhe 27 humbje.