Partizani prezanton afrimin më të ri në merkaten e janarit.
Sulmuesi 20-vjeçar, Besar Guxhufi, pjesë e kombëtares U21 nga sot është zyrtarisht një lojtar i “të kuqve”.
“Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Besar Guxhufin.
Sulmuesi 20 vjeçar është përforcimi i radhës i të kuqve përgjatë merkatos së janarit.
Guxhufi një prej talenteve të ekipit tonë përfaqësues U-21, ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
Sulmuesi mbërrin te Partizani pas eksperiencave pozitive te skuadra e 19 vjeçarëve të Beshiktash dhe FC Shkupit”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.