Jose Blesa habit: I them Xherdan Shaqirit ha më shumë, ja pse

Futboll

Jose Blesa habit: I them Xherdan Shaqirit ha më shumë, ja pse

Më: 10 janar 2025 Në ora: 13:09
Xherdan Shaqiri

Jose Blesa është nutricionisti i skuadrës së Baselit, kurse dikur kishte punuar edhe me yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo.

Meqenesë ai është pjesë e klubit zvicran, tregon për këshillat që ia jep Xherdan Shaqirit, ish-lojtarit të Kombëtares së Zvicrës.

Në një intervistë për “Blick”, Blesa tregoi se pas ndeshjeve me Baselin, gjithmonë e inkurajon Xherdan Shaqirin që të hajë më shumë.

“Pas ndeshjeve në shtëpi ne hamë të gjithë së bashku në zonën VIP.

Ndonjëherë më duhet ta inkurajoj Xherdan Shaqirin që të hajë më shumë.

Sigurisht që ai gjithmonë dëshiron të jetë në formë të mirë.

Por, pas një loje, është e rëndësishme që të ushqeheni mirë”, tha Blesa

Eksperti i kësaj lamie, tha se në një skuadër duhet të ketë plan individual të të ushqyerit, duke krahasuar portierin me mesfushorin.

“Një portier është më pak i sfiduar fizikisht sesa një mesfushor qendror, i cili vrapon shumë kilometra për 90 minuta”, vazhdoi tutje nutricionisti i Baselit

Blesa punoi edhe me yllin e Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldon. Ai thotë se ishte shumë lehtë ta bënte një gjë të tille me sulmuesin e Al Nassr.

“Të punosh me të ishte tepër e lehtë.

Ai gjithmonë dëshiron ta mësojë dhe të përjetojë gjëra të reja. Për të gjithçka ka të bëjë me përmirësimin. I gjithë fokusi i tij është futbolli dhe sesi mund të përmirësohet në të”, u shpreh për “Blick” Blesa.

Kujtojmë që Shaqiri te Baseli u rikthye gjatë muajit gusht dhe deri tani në 14 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tetë asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat