Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani ende nuk e di nëse do të qëndrojë te Dinamo i Bukureshtit.
Kontrata e futbollistit kosovar skadon në fund të muajit qershor të këtij viti dhe tashmë është koha e kontratave të reja.
Por gjatë një interviste, sulmuesi tha se ende nuk ka firmosur kontratën e re dhe nuk është as afër ta bëjë këtë gjë.
“Ndihem shumë mirë, jam i lumtur këtu.
Kam vetëm gjëra të mira për të thënë, kam një përvojë të mirë në Rumani.
Unë nuk kam nënshkruar asgjë. Nuk jemi as duke diskutuar.
Nuk është firmosur asgjë, madje nuk jemi as afër. Është e mundur që vazhdoj këtu.
“Shpresoj që të fitojmë titullin, e ëndërrojmë këtë”, u shpreh futbollisti.
27-vjeçari me Dinamon ka zhvilluar 19 ndeshje në elitën e futbollit rumun, ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë pesë asiste