Viti 2025 ka nisur mjaft mirë për Milan, që fitoi Superkupën e Italisë dhe Rafael Leao e sheh të ardhmen te kuqezinjtë me më shumë optimizëm. Kjo edhe për faktin se ka ardhur një trajner me të cilin duket se ka një ndjenjë ndryshe nga paraardhësi i tij. Anësori portugez, në një interviste për “Gazzetta dello Sport” foli për shumë tema.
“Imazhi më i fortë që do të marr me vete nga Riadi është ai i të gjithë grupit që feston golin e Abraham.
Një moment gëzimi i përbashkët. E mbaj mend dhe ai imazh do të qëndrojë me mua përgjithmonë”, u shpreh portugezi.
Leao, më pas shtoi: “Trajneri Conceiçao solli energji dhe një mentalitet të ri. Kështu arritëm të fitonim Superkupën dhe kjo ishte e rëndësishme për të gjithë.
Për ne që kemi qenë këtu për një kohë të gjatë dhe për të rinjtë, të cilët kanë ardhur, kuptuan se çfarë do të thotë të ngresh një trofe me Milanin”.
“Këtu kam fituar një kampionat, gjëja më e mirë për të fituar pas Champions League, por kurrë nuk kam qenë në gjendje të përshkruaj me fjalë atë që kam ndjerë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Fitimi i një derbi në atë mënyrë ishte i mrekullueshëm, na kujtoi se jemi në rrugën e duhur për të fituar tituj të tjerë të rëndësishëm”, tha Leao.
Duke folur për të ardhmen te Milan, ai shtoi: “Le të shpresojmë që të qëndroj këtu sa më gjatë, unë e shoh mirë veten këto. Kur mbërrita këtu isha tashmë një tifoz i Milan, ekipi ku kanë kaluar shumë lojtarë të rëndësishëm që kam admiruar si fëmijë. E kuptova menjëherë pasionin e tifozëve dhe çfarë do të thotë të vesh këtë fanellë, e cila ka një peshë të veçantë. Mendova se doja të qëndroja këtu dhe të fitoja trofe rritet si lojtar dhe si person çdo ditë“.