Suhareka po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit, me synime që të jetë sa ma lartë në renditjen e tabelës.
Suhareka nga java e ardhshme do të vazhdojë përgatitjet për në Turqi.
“Skuadra ka vazhduar me stërvitjet e rregullta në vitin e ri kalendarik 2025 për fazën e parë përgatitore ku po mbizotëron një atmosferë ekipore me shumë motivim.
Nesër kemi aranzhuar miqësoren e parë ndaj KF Liria në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren me fillim nga ora 13:00.
Faza e dytë e përgatitjeve do zhvendoset në Antalya të Turqisë nga data 15/01 ku do zhvillojmë edhe ndeshjet kontrolluese ndaj disa skuadrave.
Për të gjitha të rejat e klubit ndryshimet e lojtarëve dhe gjithçka tjetër do njoftoheni me kohë në rrjetet tona sociale”, ka shkruar në faqen e FC Suharekës.