Denoncoi futbollistin se e kishte pë*dhunuar, por e pëson vetë! Dënohet me burg modelja

Futboll

Denoncoi futbollistin se e kishte pë*dhunuar, por e pëson vetë! Dënohet me burg modelja

Më: 10 janar 2025 Në ora: 13:48
Kremleva e Theo Hernandez

Një modele televizive është dënuar me 6 muaj burg dhe gjobitur pas pranimit të akuzës se kishte bërë denoncim të rremë për dhunë seksuale ndaj saj nga mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez.

Avokati i Luisa Kremleva kërkoi pushim për shkak të një “emergjence mjekësore” në muajin tetor, para se të zhvillohej gjyqi i saj i planifikuar. Prokurorët publikë kërkonin që ajo të dënohej me dy vite burg, raporton “The Sun”.

Modelja e lindur në Rusi, Kremleva, zgjodhi të qëndronte larg gjykatës në Malaga për të shmangur mediat që po prisnin. Megjithatë, autoritetet gjyqësore konfirmuan se Kremleva ishte dënuar me 6 muaj burg dhe gjobitur me 2980 dollarë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të fshehtë me prokurorët publikë.

Kremleva pranoi se kishte bërë denoncim të rremë, duke thënë se Hernandez, 27 vjeç, e kishte dhunuar seksualisht në pjesën e pasme të një “Porsche”-je, jashtë një klubi nate në Marbella.

28-vjeçarja është paralajmëruar se do të duhet ta kryejë dënimin me burg (i konvertuar me shërbim prove) nëse kryen një tjetër shkelje brenda dy viteve të ardhshme, pas shpalljes së fajësisë së saj (për paraqitjen e një denoncimi të rremë penal).

Marrëveshja e procesit të negociuar është kuptuar se është miratuar në muajin nëntor, pas bisedimeve mes avokatit të modeles dhe prokurorëve shtetërorë. Megjithatë, ajo u bë publike vetëm në një dënim të shkruar prej pesë faqesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat