Në konferencën për shtyp të së premtes, së bashku me Vincent Kompany, doli edhe Max Eberl. Drejtori sportiv i Bayern Munih bëri një pasqyrë të situatës së Alphonso Davies.
Anësori i majtë kanadez, siç dihet, është drejt skadencës dhe pa firmosur rinovimin do të mund të paketojë valixhet e të nisë një aventurë të re:
“Nuk është sekret që ne po flasim me agjentët e lojtarëve, kontratat e të cilëve janë pranë skadimit.
Kemi një ndeshje të shtunën, kështu që përjashtoj që diçka të ndodhë këtë javë.
Të gjithë jemi dakord për një gjë: nuk do të përballemi me fazën e ndeshjeve të rëndësishme pa vendim (nga ana e tij). Të gjithë kanë interes që gjysma e dytë e sezonit me Bayern Munich të shkojë mire”.
Jo vetëm Davies. Në skadim është edhe Thomas Muller, emblema e vërtetë e Bayern Munich, si dhe i kombëtares gjermane. Veterani bavarez mund të bëhet një transferim i lirë në qershor.
“Ai është një figurë simbolike e Bayern Munich dhe do të mbetet i tillë, – deklaroi drejtori sportiv, Eberl. – Thomas ka përjetuar gjithçka me këtë klub është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne.
Sigurisht që do të ketë diskutime edhe me të”.