Futbollisti i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, raportohet se është gjithnjë e më afër PSG-së.
Kampionët në fuqi të Francës prej kohësh janë duke e kërkuar yllin e ‘Napolitanëve’.
Klubi nga ‘Diego Maradona’, sipas mediave italiane, është i hapur për ta shitur Kvaratskhelian te PSG-ja.
Negociatat mes skuadrës italiane dhe asaj franceze thuhet se janë në fazën finale, dhe lojtari pritet të transferohet në Paris gjatë muajit janar.
“Marrëveshja mund të mbyllet për rreth 80 milionë euro këtë janar,” shkruajnë mediat italiane.