Largohet zëvendëspresidenti Juli Guiu

Futboll

Largohet zëvendëspresidenti Juli Guiu

Më: 10 janar 2025 Në ora: 14:12
Juli Guiu

Për Barcelonën nuk ka qetësi. Pas mbylljes së çështjes “Olmo dhe Viktor,” një tjetër vatër tensioni është ndezur në klub.

Mësohet se të enjten ka dhënë dorëheqjen zëvendëspresidenti Juli Guiu.

Ky i fundit, i cili ishte përgjegjës edhe për marketingun, e ka komunikuar vendimin e tij presidentit Joan Laporta ditën e djeshme.

Arsyeja e dorëheqjes thuhet të jetë përjashtimi i tij nga negociatat e klubit me “Nike” për zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2038.

Guiu është anëtari i tretë i bordit drejtues të Barcelonës që jep dorëheqjen që nga viti 2021. Jordi Llauradé u largua në vitin 2023, ndërsa Eduard Romeu dha dorëheqjen vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat