Finalet e EURO U-17 “Shqipëri 2025”

Futboll

Finalet e EURO U-17 “Shqipëri 2025”

Më: 10 janar 2025 Në ora: 14:34
Pamje

Finalet e Kampionatit Europian U-17 në Shqipëri janë një nga ngjarjet më të mëdha të vitit 2025, që do të organizohen nga FSHF në bashkëpunim me UEFA.

Për të garantuar suksesin e këtij aktiviteti madhor, Federata e Futbollit prej disa muajsh ka nisur punën intensive, ku po kryhen investime të rëndësishme në infrastrukturën sportive. Ndërkohë, janë hartuar plane të detajuara në çdo aspekt të organizimit për të pritur sa më mirë finalet e këtij Kampionati Europian, i pari në historinë e vendit tonë.

Në kuadër të përgatitjeve, është ngritur edhe një grup pune ndërinstitucional për të koordinuar organizimin e ndeshjeve finale të EURO U-17.

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit u zhvillua mbledhja e parë, ku FSHF u përfaqësua nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Pano Xhixho, dhe drejtuesja e Departamentit të Projekteve, Evia Kumria. Të pranishëm ishin edhe Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, përfaqësues të katër bashkive pritëse, si dhe institucione të tjera kyçe, si Ministria e Turizmit dhe Policia e Shtetit.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e FSHF-së prezantuan rëndësinë e aktivitetit, ecurinë e deritanishme të punimeve dhe pikat ku duhet punuar për të organizuar me sukses Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Në javët në vazhdim do të zhvillohet mbledhja e radhës e grupit të punës ndërinstitucional, ku do të përcaktohet ndarja e detyrave dhe përgjegjësive ndërmjet institucioneve dhe anëtarëve të grupit të punës, për të realizuar një koordinim sa më të efektshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat