Në pritje të duelit me Tiranën

Futboll

Në pritje të duelit me Tiranën

Më: 10 janar 2025 Në ora: 15:02
Vllaznia

Vllaznia tashmë mund të bëjë regjistrimin e lojtarëve pasi FIFA i ka hapur merkaton.

Shkodranët kanë arritur të likuidojnë detyrimet ndaj Lorik Boshnjakut dhe në këtë mënyrë të zgjidhin “ngërçin” e merkatos.

Tashmë drejtuesit do të mund të regjistrojnë lojtarët e afruar. Një lajm i mirë ky para Klasikes së Shqipërisë, pasi kuqeblutë do të mund të llogaritin edhe shërbimet e Serjan Repajt dhe Alfred Mensah.

Të dy futbollistët mund të japin kontributin e tyre ndaj Tiranës ditën e sotme dhe kjo do të jetë një “armë” më shumë për Thomas Brdaric.

Kujtojmë se sfida mes Vllaznia dhe Tiranës do të startojë në orën 17:00 në “Loro Boriçi” dhe është e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat