Është mbyllur ndeshja mes Kukësit dhe Pogradecit e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë.
Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kukësit, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve.
Dy golat e parë për verilindorët u shënuan nga Luis Birçja. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 12-të dhe 40-të. Ndërsa golin e vetëm për Pogradecin e shënoi Kasmollari në të 74-tën.
Për të vulosur rezultatin, mendoi Oskeold Sefa që shënoi të 3-tin për Kukësin. Një ndeshje majft e mirë nga mesfushori që u bashkua me Kukësin disa ditë më parë, pas aventurës së tij te Vora.
Me këtë fitore, Kukësi shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 8-të. Në krahun tjetër, me 23 pikë të grumbulluara, pogradecarët mbeten në vendin e 6-të.