Napoli që për momentin udhëheq renditjen e Serie A, rrezikon një penalitet prej 3 pikësh, për çështje që në fakt nuk kanë aspak lidhje me fushë.
Sipas mediave italiane, Napoli paraqiti dhe më pas tërhoqi ankesën ndaj zgjedhjes së Ezio Simonellit si president i Lega Serie A.
Dhe, për këtë arsye, pasi ka shkelur klauzolën e arbitrazhit, klubi napoletan rrezikon një dënim me tre pikë.
Napoli, duke paraqitur dhe tërhequr më pas, nëpërmjet presidentit De Laurentiis, apelimin ndaj zgjedhjes së Simonellit, do të kishte shkelur “kufizimin e të drejtës” në Kodin e Drejtësisë Sportive, neni 34.
Këtij sanksioni mund t’i shtohet edhe gjoba nga 20 mijë deri në 50 mijë euro.