Trajneri i Bylisit, Nevil Dede e festoi ditën e tij të lindjes, me një fitore të artë ndaj kryesuesve të Dinamos.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, pas suksesit 2 me 1, tekniku i skuadrës ballshiote, ndër të tjera deklaroi:
“Kur djemtë mundohen të interpretohen, shpërblehen me rezulatin, të bën të kënaqesh dhe ata rriten shumë. Për sa i përket ndeshjes, kishim përballë një kundërshtar shumë të fortë. Miku im, trajneri i tyre, është një nga njerëzit më ekspertë që unë njoh në futbollin shqiptar.
Patëm fat në disa momente. Shpërdoruam shumë, por nuk besoj se ne vodhëm gjë. Kemi shpenzuar shumë energji, falenderoj djemtë për sakrificën. Kishim përballë një klub shumë të investuar.
Kur kam ditëlindjen, pse mos jem i gëzuar gjithë ditën, jo vetëm në momentin kur gëdhihet dhe jam pak më i madh në moshë.
Brenda kemi kualitet, Berko ka kaluar periudhë të vështirë, as Gjata nuk ishe gati, por të dy u alternuan. 2-3 lojtarë të tjerë ishin me gjendje gripale dhe sakrifi
Realisht na vuri në vështirësi Dinamo, sidomos me topat pas shpine. Kush guxon fiton në këtë botë. Vendosa të guxonin, mund edhe të ndëshkoheshim, patëm edhe fat në 2-3 raste. Morëm 3 pikë të rëndësishme, duhet të bëjmë fitore që të shkëputemi nga fundi. Me barazime nuk kemi oksigjen. Kalendari në vazhdim është shumë i ngjeshur.
Me Kamaranë dhe Peraltën punuam mirë nga krahët, Dinamo është shumë e fortë dhe skuadër solide. Ishim kokë më kokë në mesfushë me ta. Në pjesën e dytë po vuanim, si me Abazajn dhe Oforin që kanë qenë me grip. Kundërshtari ka cilësi, patëm fat, edhe po ta fitonte Dinamo, nuk do të thoja na vodhi gjë. Duhet të gabojë dikush që të fitojë tjetri.
Qasja është e njëjtë, është skuadër e re, po harmonizohet, duhet të realizojmë disa gabime. Nuk është se vuajtëm shumë. Ne gjithmonë luajmë për të fituar edhe jashtë, nuk ia kemi dalë dot. Objektivi jonë është të largohemi nga fundi, më pas të shikojmë çfarë zhvillim do të kemi. Shumë lojtarë kanë zhvillim të kënaqshëm. E mira s’ka fund, por mos harrojmë që edhe e keqja s’ka fund”, u shpreh Nevil Dede.