Ka përfunduar sfida mes Bylisit dhe Dinamos, e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve.
Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, futbollisti që i dha fitoren Bylisit, Berko.
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne. Ndeshja për mendimin tim ishte 50 me 50.
Kishte raste të pastra nga të dyja ekipet. Goli ishte me vlerë, por ishte me paksa fat pasi nuk e godita fiks ashtu siç unë do doja të them të drejtën.
Ekipi më ka dhuruar shumë ngrohtësi dhe mikpritje.
Ka shkuar shumë mirë dhe sapo kam ardhur kam marrë minuta. Duhet të them se adaptimi në ekip më ka shkuar shumë mirë. Më pëlqen loja kur skuadra ka topin në kontroll, por edhe në kundërsulme bëj mirë pasi kam shpejtësi”, tha heroi i Bylisit.