10 janari mbetet një ditë tepër speciale për trajnerin Nevil Dede.
Ai festoi 50-vjetorin e lindjes në mënyrën më të mirë të mundshme, ku skuadra e tij i bëri dhuratë një fitore të artë ndaj Dinamos, me rezultatin 2:1.
Ndërkohë gjatë prononcimit pas ndeshjes për “RTSH Sport”, futbollistët e Bylisit, i rezervuan një tjetër surprizë/
Pra, duke e lagur me shampanjë, teksa ai po jepte opinionin e tij.