Milani synon edhe tre italianë

Futboll

Milani synon edhe tre italianë

Më: 10 janar 2025 Në ora: 17:00
Arda Gyler

Milan po studion tregun edhe për të përforcuar ekipin. Mediat në Turqi bëjnë me krah tifozët kuqezi pasi shkruajnë se Milan po shqyrton opsionin për të transferuar Arda Gyler.

Fantazisti turk nuk po gjen hapësira në Madrid, kjo edhe për shkak të disa dëmtimeve, sezonin e fundit e mbylli me 12 ndeshje në total dhe me 6 gola të shënuar. Bëhet fjalë për një operacion “alla Brahim Diaz”, një huazim deri në përfundim të këtij sezoni, pasi vështirë që madrilenët të përfshija klauzola me të drejta apo detyrim blerje për “Djallin”.

TALENTI – Sulmuesi i ri për Milanin mund të mbërrijë nga Ligue 2. Lajmin e ka dhënë “Sky Sport Deutschland”. Sipas raportimeve, në fakt, kuqezinjtë janë një nga klubet e interesuara për nënshkrimin e Tidiam Gomis. Gjithashtu në gjurmët e tij janë Aston Vila (në gjurmët edhe të Çukvuezes) dhe mbi të gjitha Lajpcig, klubi më i avancuar në garë.

Asgjë nuk është vendosur ende dhe djali nuk ka marrë një vendim, por Kaeni nuk e lëshon pa të paktën 10 milionë euro. Negociatat e menaxherëve janë duke u zhvilluar për një lëvizje në këtë merkato sepse në verë djaloshi mund të zgjedhë klubin që dëshiron pa asnjë detyrim duke qenë se kontrata me Kaenin skadon në fund të këtij sezoni.

PRODHIM SERISË A – Reda Belajan mbetet gjithashtu një emër shumë i preferuar për mesfushën. Menaxherët e franko-marokenit kanë qenë në “Casa Milan” ditën e djeshme dhe ka pasur një bisedë në lidhje më një transferim të mundshë, që gjithsesi do të materializohej në verë. Ndërkohë, përparësi klubi po i jep afrimit të një sulmuesi.

Lorenco Luka i Udinezes është vrojtuar nga afër kohët e fundit edhe për shkak të rendimentit pozitiv pasi ka shënuar 9 herë në 22 prezenca. Kuqezinjtë synojnë të afrojnë lojtarë italianë duke qenë se në verë do të largohen Florenci dhe Kalabria. Për të zënë vendin e tyre monitorohen Riçi i Torinos, i cili vlerësohet 40 milionë euro dhe Gabriele Zapa, të cilin Milani do ta ketë nesër kundër në sfidën me Kaljarin. Kujtojmë se mbrojtësi i pati shënuar “Djallit” në ndeshjen e fazës së parë golin e 3-3 përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat