Investimet e FSHF në infrastrukturë, drejt përfundimit të punimeve në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”

Futboll

Investimet e FSHF në infrastrukturë, drejt përfundimit të punimeve në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”

Më: 10 janar 2025 Në ora: 17:25
Fushat

Federata e Futbollit po përfundon investimin e radhës në përmirësimin e infrastrukturës sportive.

Pas miratimit të vendimit në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” ka filluar vendosja e tapetit të ri për terrenin stërvitor, i cili është gati të përfundojë.

Ky investim ka për qëllim përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve futbollistike në këtë impiant.

Po ashtu, po punohet me ritme të larta për përfundimin e projekteve infrastrukturore në disa qytete të ndryshme të vendit, duke zbatuar planet e miratuara në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv.

Këto investime të rëndësishme nga Federata e Futbollit kanë për qëllim rritjen e cilësisë së infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e zhvillimit të futbollit në nivel kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat