Ja sa mund të mungojë sulmuesi

Futboll

Ja sa mund të mungojë sulmuesi

Më: 10 janar 2025 Në ora: 18:20
Pamje

Dëmtimi i Armando Brojës ka qenë një temë shumë e diskutuar që pas mbrëmjes së djeshme, kur lojtari la fushën e lojës pas pak më shumë se 15 minutash në ndeshjen e Kupës FA mes Evertonit dhe Peterborou.

Broja u duk se vendosi keq këmbën e djathtë ndërsa po tentonte të kapërcente një kundërshtar dhe u desh ndërhyrja e mjekësve si dhe barela për ta larguar nga fusha pas disa minutash ndërprerje të ndeshjes.

Në adresën e “Physio Scout” në rrjetet sociale, është analizuar nga ekspertët edhe situata e lojtarit, në pritje të një lajmi zyrtar nga klubi pas testeve të mirëfillta. Adresa në fjalë është e njohur pasi bën analizat e dëmtimeve dhe parashikime zakonisht të sakta të mungesës së futbollistëve nga fusha e lojës.

“Duket më shumë si një ndrydhje kyçi e shkallës së mesme apo të lartë. U duk se ishte në një pozicion të çbalancuar kur vendosi këmbën.

DO të duhet të bëhen rreze X për të shmangur fraktura, të cilat janë gjithmonë një shqetësim. Këto nuk janë ndrydhjet tipike të pjesës anësore të kyçit dhe zakonisht do të duhet pak më shumë kohë për t’u rikuperuar. Koha e rikuperimit është zakonisht 2-6 javë.

Nëse ka një dëmtim sindesmotik, shpresohet që të shmanget ndërhyrja kirurgjikale, 8-12 javë. Ekziston mundësia e tërheqjes muskulore gjithashtu”, shkruhet në shpjegimin e dëmtimit të Brojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat