Kika e Hogoshtit ka emëruar kryetrajner të ri Genc Sermaxhajn.
Synimi i Kikës është të sigurojnë ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.
Sermaxhaj ka luajtur në shumë ekipe të Kosovës, si në FC Drita, SC Gjilani, Prishtinë etj.
Kika aktualisht është në pozitën e 8-të me 11 pikë.
“Me kënaqësi të madhe njoftojmë tifozët tanë, komunitetin sportiv dhe të gjithë dashamirët e futbollit se Genc Sermaxhaj i është bashkuar klubit tonë si kryetrajner.
Genc Sermaxhaj, një emër i njohur dhe i respektuar në futbollin kosovar, sjell me vete përvojë dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm.
Ai ka ndërtuar një reputacion të shkëlqyer falë angazhimit të tij të palodhshëm dhe rezultateve të arritura në karrierën e tij si trajner dhe futbollist.
Bashkimi i tij me KF Kika është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të ekipit tonë dhe arritjes së objektivave tona për të qenë konkurrues dhe për të sjellë suksese të reja për klubin dhe tifozët tanë.
I urojmë trajnerit Sermaxhaj mirëseardhje dhe shumë suksese në drejtimin e ekipit tonë!”, njofton KF Kika.