Drita e Gjilanit ka konfirmuar largimin e tre futbollistëve.
Njëri prej tyre është huazuar në klubin e Rilindjes.
“Eron Isufi do t’i mbrojë ngjyrat e KF Rilindja për pjesën e mbetur të këtij sezoni në formë huazimi.
Marrëveshja është arritur mes dy ekipeve dhe kështu Eroni mund të ndihmojë klubin e Rilindjes në vazhdimin e sezonit pranveror, si dhe të përfitojë më shumë përvojë dhe minuta loje.
Mbyllim bashkëpunimin me Dienit Isufin!
Me marrëveshje të dyanëshme kemi shkëputur kontratën me lojtarin tonë Dienit Isufi i cili vinte nga shkolla jonë e futbollit.
Në sezonin 2021/22 Dieniti arriti të nënshkruante kontratë profesionale me klubin dhe ishte pjesë e rregullt e ekipit të parë.
Gjatë kësaj periudhe Isufi ishte i huazuar dy herë, te KF. Kika(gjashtë muaj) dhe KF. Ramiz Sadiku (gjashtë muaj).
Klubi jonë ka mirëkuptuar Dienitin për ta liruar nga kontrata pasi i njejti ka shprehur dëshirën për të provuar një sfidë të re ku mund të ketë më shumë hapësirë për të luajtur.
Mbyllim para kohe me Fressange!
Kemi mbyllur bashkëpunimin edhe me francezin Alexandre Fressange.
Alexi u bashkua me ekipin në verë të këti viti por nuk arriti asesi të përshtatet me ekipin.
Zgjidhja më e mirë për dy palët ishte ndërprerja e bashkëpunimit për ti hap rrugë lojtarit për sfida të reja. Klubi i uron suksese Alexit në vazhdim të karrierës”, njofton FC Drita.