Dervishi tregon arsyen pse dëmtohet Armando Broja kaq shpesh

Futboll

Dervishi tregon arsyen pse dëmtohet Armando Broja kaq shpesh

Më: 10 janar 2025 Në ora: 19:14
Armando Broja

Armando Broja ka pësuar një tjetër dëmtim, në ndeshjen e dytë radhazi me Evertonin.

Këtë herë situata duket më e rëndë dhe sulmuesi shqiptar pritet të mungojë për disa kohë jashtë fushës së blertë.

Ka folur edhe Dritan Dervishi sa i përket këtij rasti, bashkëpunëtori teknik i ekipit të Veronës që ndodhet në Serinë A.

“Dëmtimi duket shumë serioz dhe për mua do të mungojë gjatë, megjithëse presim ekzaminimin për ta parë qartësisht se çfarë ka. Shikoni, dëmtimet e shpeshta ne ia vendosim fajin fatit, por nuk është vetëm faji i fatit të keq të Brojës.

Nuk ia vendos dot fajin as vetë Armandos, është 23-vjeç. Ka specialistë që paguhen për ta ndjekur atë.

Ai që e ndjek Armando Brojën, nuk e ndjek me profesionalizëm, kaq. Nuk themi dot dëmtim pas dëmtimi, është pa fat, as vetë Broja nuk do të dëmtohet.

Ose e kanë futur në lojë përpara kohe, kur trupi i Armandos nuk është gati, por me patjetër që dikush ka dështuar me të, 100%. Po flasim për nivele të larta dhe aty flitet gjithmonë për profesionalizëm, është Angli, në nivelet profesioniste nuk lihet faji te fati i keq, nuk ekziston.

Kjo tregon se ose klubi që merret me Brojën nuk ka mjekët, fizoterapistët e aftë ose nuk i japin rëndësi shumë Brojës, nuk e kanë kuptuar se çfarë lojtari kanë.

Fiziku nuk është njësoj, trupi im mund të mbajë më shumë goditje, i joti jo. Në nivelet profesioniste këto dëmtime kaq të shpeshta nuk shkojnë, nuk ndodhin”, tha Dervishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat