Sadiku zbulon jetën në Indi dhe kujton momentin ikonik

Futboll

Sadiku zbulon jetën në Indi dhe kujton momentin ikonik

Më: 10 janar 2025 Në ora: 23:40
Armando Sadiku

Armando Sadiku vijon të shkëlqejë në Indi ku vetëm para pak ditësh arriti të realizojë gol sërish. “Bomberi” duket se është rikthyer në ditët e tij më të mira, edhe pse tani qendron larg Kombëtares.

Heroi i edicionit të 2016-ës, me golin e parë të Shqipërisë në një turne europiani rrëfen gjithçka në një intervistë dhënë për “In the Stands”. Elbasanasi shkëmben batuta, duke thënë se do të nisej me makinë vetëm e vetëm që të përfaqësonte ngjyrat kuqezi.

“Moti është gjithmonë i mirë këtu në Indi. Nuk ka presion dhe përpiqem të ndihmoj skuadrën. Është si të jesh në një klub europian. Kam luajtur në disa vende të bukura si Malaga, Las Palmas, Cartagena apo Valencia. Plazhi në Indi më kujton Spanjën.

Nuk shkoj në party. Jam person që pëlqej qetësinë. Kur isha më i ri dilja me shokët. Kisha para, plus isha vetëm. Faza e jetës tani është ndryshe.

Goli në europian më ndryshoi karrierën. Njerëzit më kujtohet që thonin se sulmuesi duhej ndruar pasi unë kisha luajtur në 2 sfidat e mëparshme. Mendova që klima do të ndikont tek trajneri dhe do të më linte në stol. Kur pashë emrin tim, mendova që do të jap gjithçka dhe ia dola.

Shënova dhe ne fituam 1-0. Ajo më ndryshoi gjithë jetën time dhe karrierën.

Jam i lumtur në Indi. Në fillim e kisha pak të vështirë. Mendova do të vij këtu dhe do i shkatërroj pasi pas disa ndeshje në tv.

Ndeshja e parë këtu ka qenë super vapë, nuk mund ta harroj. Ishte shumë nxehtë, 39 gradë dhe prapë stadiumi plot. Çfarë bëj këtu thashë me vete? Pastaj u mësova”, u shpreh Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat