Sulmuesi italian Federico Chiesa nuk do të largohet nga Liverpool në janar.
Kështu thotë agjenti i lojtarit Fali Ramadani.
“Liverpool nuk ka arsye të heqë dorë nga lojtari. Federico mbetet te Liverpool dhe po kërkon mundësinë për të luajtur në të ardhmen. Kjo është ajo që unë e konfirmoj”, ka thënë Ramadani.
Ndryshe, ishe sulmuesi i disa skuadrave italiane, po luan sezonin e tij të parë me ‘The Reds’, megjithatë, Chiesa ende nuk po gjen një vend në formacionin e skuadrës nga ‘Anfield’.