Ancelotti: Klasiket ndaj Barcelonës janë të paparashikueshme

Futboll

Ancelotti: Klasiket ndaj Barcelonës janë të paparashikueshme

Më: 11 janar 2025 Në ora: 11:50
Flick e Ancelotti

Carlo Ancelotti mbajti konferencën për shtyp përpara finales së madhe të Superkupës së Spanjës. Trajneri italian, këtë herë i përpiktë në mbërritjen e tij, u paraqit i qetë dhe i përqendruar, duke folur për rëndësinë e finales, regjistrimin e Dani Olmos dhe gjendjen fizike të lojtarëve të tij kryesorë.

Rëndësia e Superkupës – “Vijmë mirë, si gjithmonë para një finaleje, me entuziazëm dhe dëshirë të madhe.

Problemet e ndeshjes ndaj Mallorca janë zgjidhur. Mbizotëron besimi që kemi në finale. Është një trofe me vlerë. Kur e kemi fituar këtë trofe, pastaj kemi fituar La Liga-n dhe Champions-in. Ky fakt krijon dinamika më të mira për ta vazhduar sezonin me sukses”.

Kujtimi i humbjes 4-0 në “Bernabéu” – Në sallën e konferencave, humbja e fundit ndaj Barcelonës në “Bernabéu” ishte një temë e nxehtë, me tri pyetje që lidhen me atë ndeshje. Ancelotti relativizoi situatën dhe siguroi se ekipi i tij ka punuar për ta shmangur përsëritjen e gabimeve: “Duhet të mendojmë për atë që ndodhi në atë ndeshje.

Ata na mundën, ndërsa ne kemi bërë një vlerësim të gabimeve tona. Kishim probleme në pjesën e dytë, ndaj duhet t’i shmangim ato gabime. Një klasike është gjithmonë e paparashikueshme, shoqërohet me shumë presion, sidomos kur është finale ndaj Barcelonës. Edhe në rast humbjeje, sezoni vazhdon.

Është një finale dhe jemi afër një tjetër titulli, por jam i vetëdijshëm se në futboll gjithçka mund të ndodhë. Ekipi ka përmirësuar shumë, askush nuk mund ta mohojë këtë. Një humbje nuk do të ishte e mirë, por ekipi do të ecë përpara”.

Gjendja fizike e ekipit – Ancelotti konfirmoi se Jude Bellingham, i cili hapi rezultatin në gjysmëfinale dhe kishte disa probleme fizike, do të jetë gati për finalen: “Po, Jude është mirë. Ishte i ngarkuar nga loja, gjë që ndodh shpesh. Ai po kalon një moment të mirë dhe është një lojtar që aktualisht po bën diferencën. Përtej anglezit, të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Barcelonës”.

Regjistrimi i Olmo dhe Pau Víctor – Italiani gjithashtu komentoi mbi përfshirjen e Dani Olmos dhe Pau Víctor, të cilët u autorizuan të luanin vetëm pak para gjysmëfinales. Ndërsa Real Madrid nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare, Ancelotti shmangu polemikat: “Çfarë do të mendoj nëse Olmo luan mirë? Do të mendoj se nuk kemi mundur të ndalojmë një lojtar të madh. Nëse luan, duhet të përqendrohemi te neutralizimi i cilësive të tij”.

Politika dhe arbitrat – Ancelotti gjithashtu u pyet për arbitrin e finales, Gil Manzano, dhe komentet e “Real Madrid TV” ndaj tij. Me maturi, ai tha: “Është një arbitër i mirë, me përvojë, që ka gjykuar shumë ndeshje të rëndësishme. ‘Real Madrid TV’ ka të drejtë ta shprehë opinionin e vet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat