Korabi duket se e ka marrë tepër seriozisht merkaton e janarit.
Gjysma e parë e sezonit nuk ishte aspak e mirë për klubin dibran, teksa për t’u ringritur është futur ‘me kokë’ në tregun e transferimeve.
Ditën e sotme, klubi i Korabit ka prezantuar plot 4 futbollistë të rinj. Dy sulmues, një mesfushor dhe një mbrojtës, janë lojtarët që janë prezantuar ditën e sotme te klubi i Kategorisë së Parë.
Patrik Treni është i pari, me sulmuesin që së fundmi ka qenë pjesë e Bylisit në Superiore. Ndërkohë që sulmuesi i tjetër është Ujkan Muça, një ish- i Voska Sport dhe Gostivarit në Maqedoninë e Veriut.
Për të përforcuar repartin e mesfushës, Korabi ka firmosur me 26 vjeçarin Rihan Zeqiri. Tetovari ka një karrierë të gjatë në futbollin maqedonas. Ndërsa mbrojtësi është Ronald Disha, i ardhur nga Lushnja.