Armando Broja dhe Everton tashmë kanë një trajner të ri. David Moyes është timonieri i ri i skuadrës nga Liverpool, me 61 vjeçarin që merr vendin e të shkarkuarit, Sean Dyche.
Moyes ka firmosur me Everton një kontratë 2.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Ndërkohë që skocezi vjen pas një aventurë të gjatë si trajner i Preston, Manchester United, Real Sociedad, Sunderland dhe West Ham.
Kujtojmë se Broja nuk është shqiptari i parë që David Moyes do të drejtojë e trajnojë. Më herët, skocezi ka qenë trajner i Adnan Januzaj, si te Manchester United dhe Sunderland.
Siç dihet, Januzaj ka qenë një prej më të urryerve nga shqiptarët, për shkak se disa vite më parë zgjodhi përfaqësuesen belge dhe jo Kombëtaren shqiptare.