utbollistët e Besës nga Dobërdolli sot kanë startuar me përgatitje për sezonin pranveror, nën drejtimin e trajnerit të ri Gorazd Mihajlov.
Në grumbullimin e parë përvec lojtarëve të vjetër, kanë qenë të pranishëm edhe disa futbollistë të huaj që ditëve në vijim do të testohen nga stafi teknik.
Sipas burimeve tona bëhet fjalë për futbollistë të repartit ofensiv që vijnë nga Bregu i Fildishtë, kurse aty është edhe një lojtar shqiptar që ka ardhur nga Bellasica.
Besa kërkon që të afrojë lojtarë që u duhen dhe që kanë cilësinë e duhur.
Në klub besojnë se shumë shpejt ekipi do të kompletohet me elementët e duhur.
Për këtë qëllim, ata po sjellin futbollistë edhe nga jashtë vendit për t’ia plotësuar dëshirat trajnerit Mihajlov.
Te Besa gjatë ditëve në vijim priten të mbërrijnë edhe dy brazilianë. Skuadra nga sot ka nisur të punojë fortë dhe mire në mënyrë që kur të startojë sezoni të jenë gati për ta përballuar sezonin pranveror i cili do të jetë tejmase i vështirë.