Reprezentuesi i Maqedonisë, Agon Elezi do ta vazhdojë karrierën te klubi kroat Gorica, ku arrin në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Për Elezin ky është një rikthim në Kroaci pas periudhës së tij, në Bochum-in gjerman, ndërsa më parë ishte pjesë e ekipit të Varazhdinit për tre vjet e gjysmë.
Ai tashmë i është bashkuar skuadrës dhe ka kryer stërvitjet e para dhe stafi i trajnerëve shpreson që ai të jetë një ndihmë e madhe për pjesën e mbetur të sezonit.
23-vjeçari Elezi e ka nisur karrierën te Shkupi, e më pas ka luajtur për Velazquez-in dhe Skenderbeun në Shqipëri.
Ai luajti 60 ndeshje për Varazhdin dhe shënoi gjashtë gola. Gorica aktualisht është skuadra e fundit në tabelë dhe do të luftojë me të gjitha forcat për të mbijetuar në elitë.