Voska Sport ka nisur zyrtarisht përgatitjet për gjysmësezonin pranveror të Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
Skuadra është rikthyer në seanca stërvitore me energji të re dhe motivim maksimal për të përballuar sfidat që na presin në pjesën e dytë të kampionatit.
Nën drejtimin e trajnerit të ri Safet Isler dhe stafit teknik, ekipi ka nisur punën intensivisht për të përmirësuar formën fizike, taktikat dhe lojën kolektive.
Ekipi do të vazhdojë me përgatitje në Ohër, teksa për fazën kryesore do të udhëtojmë drejt qytetit, Antalia.
Në të njejtën kohë drejtuesit e skuadrës janë duke punuar në merkato, për të sjell prurje të reja.