Skuadra e legjionarit do të ndeshet me fituesit e Superkupës, ndaj të cilëve gardian shkodran ka kujtime jo fort të mira pasi pësoi tri golat e parë në debutimin e tij në Serinë A ku ka regjistruar gjashtë prezenca në total.
Me të në portë, ekipi nga Sardenja ka fituar vetëm një herë, teksa ka barazuar dy ndeshje duke humbur tri.
Në sfidën e fundit Sherri ishte në stol kur shokët e tij mundën Monzën.
Në atë ndeshje titullari ishte Skufet që pak ditë më parë u transferua te Napoli për të qenë rezervë.
Ndërkohë, Kaljari ka marrë masat duke rekrutuar Elia Kaprilen nga Empoli.
Italiani do të dyluftojë me portierin shqiptar për një vend titullari, por sot në “San Siro” pritet që portën ta mbrojë pikërisht 27- vjeçari shkodran.