Hansi Flick, trajneri i FC Barcelona-s, nuk la vend për dyshime gjatë konferencës për shtyp para El Clásico-s në Superkupën e Spanjës lidhur me një nga vlerat që ai e konsideron të panegociueshme: përpikërinë.
Trajneri gjerman, i njohur për rreptësinë dhe qasjen e tij të disiplinuar, e trajtoi çështjen drejtpërdrejt, duke bërë të qartë se nuk toleron vonesat në ekip.
“Asnjëherë nuk them kush do të fillojë. Të dy portierët kanë bërë ndeshje shumë të mira dhe varet nga ajo që do të planifikojmë.
Nuk mund të them asgjë. Por duhet ta sqaroj që nuk ka aq shumë zhurmë sa thuhet.
Të dy janë profesionistë dhe nuk do të ketë problem. Kjo është hera e tretë që vonohen,” deklaroi Flick, duke iu referuar Iñaki Peña-s dhe Jules Koundé-s.
Trajneri la të kuptohet se vendimet e fundit për formacionin lidhen me çështje disiplinore.
Pas ndeshjes kundër Athletic Club, Flick kishte tërhequr vëmendjen duke thënë thjesht: “Ka luajtur Tek” (nofta e Wojciech Szczesny-t), pa e bërë të qartë se zgjedhja e portierit titullar ishte ndëshkim për Iñaki Peña-n për mungesë përpikërie. Tani, Flick konfirmoi se jo vetëm Peña është ndëshkuar, por kjo është hera e tretë që ai merr masa të ngjashme.
Që nga ardhja e tij në stolin e FC Barcelona-s, Flick ka synuar të vendosë një kulturë disipline dhe përkushtimi në një ekip që kërkon të rikthejë identitetin e tij.
Edhe pse vendime të tilla mund të shkaktojnë polemika, trajneri gjerman ka qenë i qartë se respektimi i rregullave është thelbësor për të arritur suksesin kolektiv.