Tirana mposht Elbasanin dhe Partizani fiton ndaj Teutës

Futboll

Tirana mposht Elbasanin dhe Partizani fiton ndaj Teutës

Më: 11 janar 2025 Në ora: 15:32
Tirana

Kategoria e Parë e basketbollit për femra ka hapur dje javën e 11-të me dy ndeshje.Kryesueset e Tiranës triumfuan në transfertë ndaj Elbasanit me rezultatin 63-77 (12-26, 15-23, 15-20, 21-8).

Vajzat bardheblu i mbyllën llogaritë që në gjysmën e parë të ndeshjes, duke shkuar në pushimin e madh me 22 pikë avantazh, për ta administruar lojën në pjesën e dytë, me trajneren Mirza Alibegaj që u dha hapësira të gjitha lojtareve të stolit. Liliane Ndongbwo me 14 pikë dhe Emani Clough me 10, udhëhoqën Tiranën.

Për Elbasanin nuk mjaftuan Rexhina Hasa me 24 pikë e 9 kërcime si dhe Dea Sali me 14 pikë e 13 asistime. Partizani e ka filluar vitin me triumf treshifror, teksa mposhti Teutën me rezultatin 100-86 (40-21, 24- 18, 21-27, 15-20). Të kuqet e Eliverta Bujarit e startuan lojën me ritëm të shfrenuar në sulm, duke fituar periodën e parë 40- 21 dhe të dytën 24-18, për ta ulur ritmin në gjysmën e dytë, me Teutën që bëri më mirë.

6 lojtare të Partizanit mbërritën në dopioshifër pikësh, ku vlerësimin MVP e meritoi Ornela Lalaj, me 17 pikë dhe 19 kërcime.

Për Teutën spikatën amerikanet Bryant me 33 pikë dhe Jones me 23. Java e 11- të do të mbyllet sot me ndeshjen Vllaznia-Flamurtari në orën 15:00 në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat