Antonio Conte ka folur në lidhje me situatën e Kvaratskhelia-s në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit mes Napoli-t dhe Verona-s.
“Gjatë verës kam kërkuar që disa lojtarë të konfirmoheshin dhe mes këtyre ishte Kvicha. Ai kishte kërkuar të shitej dhe nuk ishte i vetmi.
“Gjashtë muaj më parë më është dashur të bind lojtarët që i konsideroja të rëndësishm për këtë porjekt që të qëndronin”, ka thënë Conte.
“Kvara i ka kërkuar klubit që të shitet në mënyrë shumë të qartë. Kjo më është thënë dhe lojtari ma ka konfirmuar këtë vendim.
“Ndihem shumë i zhgënjyer: kam kaluar gjashtë muaj duke punuar me të, duke e bërë të ndihet në qendër të projektit. Edhe kontrata duhej rinovuar dhe pas gjashtë muajsh jemi kthyer në fillim. Jam shumë i zhgënjyer.
“Kvara nuk është në dispozicion për ndeshjen kundër Verona-s, natyrisht do të humbim një futbollist të rëndësishëm”.