Abdukodir Khusanov është përforcimi i parë i Manchester Cityt në afatin kalimtar të janarit.
Kampionët në fuqi të Anglisë kanë blerë Khusanov për çmimin 40 milionë euro nga skuadra franceze, Lens.
Khusanov është lojtari i parë nga Uzbekistani që do të luajë në Premier Ligë.
Lojtari tashmë i është nënshtruar kontrolleve mjekësore.
City nuk po kalon sezon të mirë në elitën e futbollit anglez, pasi aktualisht ‘Qytetarët’ ndodhen në pozitën e gjashtë, 12 pikë prapa liderit Liverpool.