Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo është në listën e Juventusit.
Torinezët synojnë që gjatë afatit kalimtar të janarit ta blejnë mbrojtësin e Barcelonës.
Madje, vet lojtari sipas medieve italiane, tashmë i ka thënë ‘PO’ Juvës.
Por, trajneri i katalonasve, gjermani Hansi Flick ka hedhur poshtë çdo mundësi të shitjes për Araujon.
“Unë dua Araujo në ekipin tim, ai është një nga mbrojtësit më të mirë që ekzistojnë.
Tani ai është kthyer nga lëndimi dhe është e i gatshëm për lojë. E di që ka disa thashetheme për të ardhmen e tij, por ai është shumë profesionist dhe do të qëndrojë këtu”, ka thënë Flick.