Humbja përballë Vorës, Stavri Nica e ka me lojtarët e rinj

Futboll

Humbja përballë Vorës, Stavri Nica e ka me lojtarët e rinj

Më: 11 janar 2025 Në ora: 16:08
Stavri Nica

Kastrioti është mposhtur në transfertë përballë Vorës, në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi 3-1.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Kastriotit, Stavri Nica.

“Sigurisht që u mërzita. Arsyeja është se ishim me 3 kartonë të verdhë me lojtarët e formacionit, 4 ishin me gjendje gripale. Ne luajtëm me lojtarë të rinj, por ata më mërzitën dhe nuk e justifikuan veten.

Por nuk dua të justifikohem. Me shpresën që të gjeja ndonjë futbollist të ri, por duket shumë e vështirë.

Shpresoj që në të ardhmen mos të kemi fat të tillë me mungesa dhe dëmtime.

Unë jam i bindur se skuadra do reagojë. Shpresojmë që të tregojmë nivel tjetër, jo si sot. Megjithatë kundërshtari ka vlerat e veta, por unë gjithmonë shpresoj dhe për ndonjë afrim cilësor që mund të behët dhe skuadra të ketë fytyrë tjetër. Duhet treguar tjetër karakter në marrëdhënie me kampionatin.

Sigurisht që do bëjmë maksimumin për play off dhe për të qëndruar në këto pozita. Do luftojmë për ta bërë akoma më efektive edhe mënyrën e lojës, edhe rezultatet”, është shprehur Stavri Nica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat