Çela beson te ekipi i tij: Besa më jep shpresë

Futboll

Çela beson te ekipi i tij: Besa më jep shpresë

Më: 11 janar 2025 Në ora: 16:09
Çela

Besa e Kavajës barazoi përballë Burrelit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë. Sfida përfundoi në barazim 1-1.

Pas këtij dueli foli trajneri debutues te Besa, Emiliano Çela që nis aventurën te kavajasit me 1 pikë.

“Ishte një ndeshje që duhej fitore, të ndiqnim ritmin me ekipet e tjera që kemi rivale.

Nuk mund ta them se ishte ndeshje për t’u harruar, pasi kishim raste, u ndëshkuam nga një gabim. Është një ekip që më jep shpresë. Ato pak ditë që punuam, diçka e ndryshuam në paraqitjen para portës dhe rrugëdalje.

Por na duhet akoma punë për tranzicionet që ekipet kundërshtare na bëjnë.

Do mundohemi që edhe me afrime të tjera, të vijmë në formë, të shtojmë alternativat dhe mënyrat e lojës. Vjen një moment që ekipet na studiojnë ashtu si sot. Bëhemi të parashikueshëm. Patëm rastet tona që të kthenim ndeshjen. Unë e cilësoj si ndeshje pozitive të ekipit.

Nga krahu i Mazrekaj është vetë ai që bën kapërcime. Nurja, Mazrekaj dhe Stafa është një treshe që ka funksionuar mirë në 4-3-3. Unë kam vetëm 8 seanca që kam punuar me ekipin. Dua pak kohë që ta fus ekipin në metodologjinë time të punës. Patjetër që kemi qenë të kujdesshëm, pasi kemi pasur shumë pak kohë në dispozicion. Lojtarët që hynë si zëvendësues duhet të na kishin dhënë më shumë impuls dhe dinamizëm”, është shprehur Çela pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat