Vora mori një fitore te rëndësishme ndaj Kastriotit.
Skuadra e Arian Bellait triumfoi 3-2 ndaj kundërshtarëve, një fitore mjaft e rëndësishme që i mban në krye të klasifikimit.
Pas sfidës përveç triumfit, Bellai kishte edhe rezerva për lojtarët për mënyrën e golave të pësuar.
“Ndihma e Rucit na u desht që në pjesën e parë. E filluam me këmbën e mbarë këtë fazë finale. Çdo ndeshje është finale.
Kampionati është në dorën tonë dhe duke parë edhe rezutlatet e rivalve jemi besimplotë se do ia dalim. Të punojmë me kokën ulur dhe të jemi më të vëmendshëm në transfertë, pasi fitojmë në shtëpi dhe ngecim në fushat kundërshtare.
Duhet të punojmë shumë, pasi kemi një defekt në fushën kundërshtare. Kemi punuar, punojmë dhe do të punojmë, shpresojmë që këtë vit të kemi një tjetër kthesë. Si në transfertë si në fushën tonë duhet të luajmë njësoj dhe lojtarët të mos kenë frikë.
Golat e pësuar, mungesë përqendrimi? Nuk po shkon diçka siç duhet.
Edhe sot më ka ikur zëri, pasi lojtarët u kënaqën me 2 golat e shënuar dhe u shpërqendruan pak. Duhet të jemi më profesionisht dhe të gjithë e kanë mendjen te ndeshjet e radhës. Druhen nga dëmtihet, pasi po luajmë edhe në Kupë e kampionat”, përfundon Bellai.