Lorenzo Pellegrini duke folur për ‘Gazzetta dello Sport’, ka thënë se asnjëherë nuk e ka menduar largimin nga AS Roma.
Mediet e huaja ditëve të fundit kanë raportuar për një largim të mundshëm të italianit nga skuadra ‘romakë’.
Megjithatë, Pellegrini e ka mohuar mundësinë e largimit nga kryeqytetit italian.
“Kurrë nuk e kam menduar largimin. Kur përballesh me vështirësi duhet të marrësh përgjegjësitë e tua, dhe këtë ma tha Ranieri para derbit. Roma jeton me pasionin dhe unë dua ta përjetojë këtë qind për qind”, ka thënë Pellegrini.