Kanë kaluar 1300 ditë nga hera e fundit kur Interi ka luajtur një ndeshje ditën e diel në orën 15:00. Bëhet fjalë për duelin kundër Udinezes, në vitin 2021 dhe duket sikur ka kaluar një epokë. Z
ikaltrit kishin për trajneri Konten, ndërsa bardhezinjtë kishin Gotin.
Skuadra e Interit e kishte fituar titullin kampion matematikisht, por kjo ishte dita e festës për ekipin zikaltër. Interi e fitoi 5-1 këtë sfidë, ku shënonin Jang, Eriksen, Lautaor, Perisiç dhe Lukaku. Për Udinezen shënoi Pereira.
Duhet theksuar fakti që stadiumi ishte i boshatisur për shkak të COVID-it.
Zikaltrit rikthehen sërish në fushë në të njëjtin orar ditën e diel dhe kjo ka ndodhur për faktin që ka pasur një kalendar të ngjeshur edhe në kampionat dhe në Champions, duke i zhvilluar ndeshjet shpesh të shtunën dhe të dielën në mbrëmje.
Trajneri Simone Inzagi shpreson që të lërë mënjanë humbjen e pësuar në derbin e Superkupës së Italisë edhe pse përballë do të ketë një skuadër të motivuar dhe të karikuar për të përfituar nga momenti delikat i zikaltërve.