Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti ka dhënë një indikacion të fortë se mesfushori Jude Bellingham do të jetë gati për finalen e Superkupës së Spanjës ndaj rivalit Barcelona.
Bellingham shënoi gol në fitoren 3:0 të Realit kundër Mallorcas, mirëpo u pa me disa probleme muskulore pas përfundimit të ndeshjes.
Megjithatë, Ancelotti ka konfirmuar se ylli anglez është rikuperuar dhe do të jetë gati për të dielën.
“Ai është rikuperurar mirë, e ka përfunduar ndeshjen me një goditje”.
“Po kalon kohë të mirë dhe ndihet shkëlqyeshëm. Është lojtari që e ka bërë dallimin në ndeshjet e fundit”.
I pyetur për Superkupën e Spanjës, Ancelotti shtoi: “Kur do që e kemi fituar, kemi pasur një sezon të mirë dhe sa herë që e kemi humbur, nuk kemi arritur ta fitojmë La Liga-n ose Liëgn e Kampionëve”.
“Është kompeticion që na sjell motivim dhe na bën më të fortë për pjesën e mbetur të sezonit”.