Juventusi po shqyrton rritjen e ofertës së tyre fillestare për mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo, pas raportimeve për konkurrencë nga skuadra angleze, Arsenali.
Raportet të premten pretendojnë se Barcelona ka refuzuar një ofertë fillestare prej 35 milionë eurosh nga Juve për futbollistin.
Klubi katalanas thuhet se po pret një ofertë prej më shumë se dyfishi i ofertës së Juves, rreth 70-80 milion euro.
Raportimet thonë se bardhezinjët shqyrtojnë rritjen e ofertës së tyre në 50 milionë euro për të siguruar një marrëveshje për 25-vjeçarin.