Bashkimi 1947 sot prezanton një talent të madh

Futboll

Bashkimi 1947 sot prezanton një talent të madh

Më: 11 janar 2025 Në ora: 18:18
Bashkimi 1947 nga Kumanova

Një talent i madh i futbollit do të prezantohet te Bashkimi 1947 nga Kumanova.

Kryesia e Bashkimit brenda ditës së sotme do ta prezantojë në faqen e saj zyrtare.

Bëhet fjalë për një talent të ri që vjen nga Shkëndija e Tetovës. Ai luan në repartin defensiv.

Deri tani Bashkimi është përforcuar me portierin Amir Jashar, Alban Memedi, Filip Aleksovski dhe Emir Asani.

Ndërkohë, skuadra kumanovare të hënën (më 13 janar, ora 12:00) do të fillojë me përgatitje për sezonin pranveror.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të KF Bashkimi, atë ditë do të nis rrugëtimi drejt ëndrrës së madhe për t’u rikthyer në Ligën e Parë, pas 18 vjetësh pritjeje.

Ata kanë bërë me dije se do të zhvillojmë 5 ndeshje miqësore, ku do të shfaqim energjinë e re të ekipit dhe synimin e qartë për sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat