Nuk ishte në formën më të mirë të mundshme pas ndeshjes së Superkupës kundër Milanit dhe Jan Bisek ka kryer ekzaminimet.
Ato kanë evidentuar një ndrydhje muskulore në kofshën e majtë.
Kjo do të thotë që mbrojtësi gjerman i Interit do të qëndrojë jashtë fushave të loëjs për afro 20 ditë dhe do të humbasë sfidat në kampionat kundër Venecias, Bolonjës, Empolit dhe Spartës të Pragës.
Me shumë mundësi ai do të rikthehet për sfidën kundër Leçes për javën e 22-të të kampionatit.
Por objektivi real për Inzagin është ndeshja kundër Milanit në derbi. Me shumë mundësi në ndeshjen kundër Venecias ditën e nesërme do të luajë Mateo Darmian në treshen e mbrojtjes.