Katër shqiptarë në fushë, Besiktas me tre pikë të mëdha

Futboll

Katër shqiptarë në fushë, Besiktas me tre pikë të mëdha

Nga: K.G. Më: 11 janar 2025 Në ora: 18:57
Lojtarët e Besiktasit

Besiktas para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 2:1 Bodrumspor-in.

Arlind Ajeti e Taulant Seferi u paraqitën nga minuta e parë për Bodrumspor dhe Ernest Muçi titullar e Milot Rashica nga minuta e 62-të për Besiktas-in.

Muçi u zëvendësua nga Rashica, ndërsa u ndërrua në minutën e 77-të.

Golat për Besiktasin i realizuan Ndour (32') e Immobile (40') dhe për udhëtuesin Puscas (90+4').

Pas javës së 19-të në Kampionatin e Turqisë, Besiktas renditet në vend të 5-të me 30 pikë e Bodrumspor në të 17-tin me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat