Torino pret në shtëpi Juven tus-in në javën e 20-të të Serisë A.
Bardhezinjtë e Motta-s duhet të reagojnë pas barazimit në kampionat me Fiorentina-n dhe eliminimit në Superkupën e Italisë kundër Milan-it.
Gjithashtu, Torino nuk po kalon një moment të mirë forme dhe një fitore në derbi do t’i bënte shumë mirë moralit të ekipit.
Tetë minuta kanë mjaftuar që derbi të zhbllokohej.
Ka qenë Juventus që ka kaluar në avantazh falë një aksioni të bukur individual dhe një finalizimi të mrekullueshëm të Yildiz.
Në minutën e 21-të, bardhezinjtë kanë dyfishuar avantazhin me një gol të Nico Gonzlaez, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.
Në fundin e pjesës së parë ka ardhur reagimi i Torino-s, që ka gjetur golin e barazimit me një finalizim shumë të bukur të Vlasic.